Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria zbret në terren, rrethon aeroportin e Rinasit


Menjëherë pas deklaratave nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka se ushtria do marrë kontrollin e sigurisë së perimetrit të aeroportit, Forcat e Armatosura janë hedhur në veprim.

Në fotot e publikuara nga LSA shihen mjetet e ushtrisë të cilat kanë zbritur në terren për të siguruar perimetrin e aeroportit të Rinasit.

Goditja dy herë brenda pak viteve e aeroportit nga grabitësit ka vënë në alarm autoritetet të cilat duket se ushtrinë e shohin si instrument që të përballojë sigurinë, pasi dy herë rresht kanë dështuar për të kapur përgjegjësit e grabitësve apo për t’i parandaluar ata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *