Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj: Me masat që kemi marrë siguria në Rinas e garantuar, banda ka marrë goditje shkatërruese


Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka deklaruar se banda e grabitësve ka marrë një goditje shkatërruese pas grabitjes brenda aeroportit të Rinasit.

Në një konferencë për shtyp për mediat, Lleshaj, deklaroi se koncesionari kinez është përgjegjës për grabitjen e ndodhur, ndërsa shtoi se qeveria ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

“Koncesionari nuk ka përmbushur detyrimet. Ai nuk lajmëroi policinë për thyerjen e sigurisë së aeroportit. Kompania kineze ka dështuar në misionin e saj. Siguria e njerëzve është prioritet parësor i shtetit. Do marrim masa të reja sigurie që do jenë të standarteve europiane për garantimin e sigurisë. Banda ka marrë një goditje shkatërruese. Shkatërrimi i këtij grupi kriminal është prioritet i policisë së shtetit. Falenderoj qytetarët e shumtë që me besimin që kanë te policia kanë ndihmuar në ngjarjen e djeshme. Sigurojmë qytetarët që me masat që janë marrë dhe do merren siguria në aeroport është e garantuar.” – tha ndër të tjera Lleshaj në konferencën për shtyp.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *