Vendosni fjalën kyçe....

Flakët përfshijnë hotelin 57-katësh në Tajlandë, njerëzit hidhen nga dritaret për të shpëtuar


Një hotel dhe qendër tregtare 57-katësh u përfshi nga flakët në kryeqytetin tajlandez, Bangkok.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën teksa u përpoqën të largoheshin nga zjarri duke u hedhur nga lartësitë e godinës.

Pamjet e tymit të zi u shfaqën në mediat dhe rrjetet sociale teksa flakët përfshinë në qendrën tregtare “Centara Grand” dhe “Centralëorld” në orën 18:00 të së mërkurës.

Pamjet shokuese tregojnë qiellgërvishtësin teksa digjej në flakë.

Trafiku i rënduar në kryeqytet pengoi përpjekjet e shërbimeve emergjente për të arritur në vendngjarje ndërsa sipas raporteve të mediave, flakët u vunë nën kontroll pas rreth një ore.

“Centara Grand” është një nga hotelet kryesore në kryeqytetin tajlandez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *