Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Ardi Veliu ia hedh fajin koncesionarit, siguria e aeroportit do i ngarkohet policisë së Rinasit


Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu së bashku me zv.Ministrin e Brendshëm Besfort Lamanllari u shprehën i ngarkuan përgjegjsitë për grabitjen koncesionarit.

Sipas tyre koncesionari nuk  zbatoi rregullat e sigurisë. Më tej Veliu njoftoi se siguria e aeroportit në vazhdim do i kalojë shefit të policisë së Rinasit.

Grupi hetimor është duke punuar intensivisht. Policia është duke punuar 24 orë dhe do të bëjë të mundur ta zbardhë këtë ngjarje. Jemi në rritje të parametrave të sigurisë.

Në momente të caktuara nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë në Rinas.

Nisur nga kjo, me urdhër të kryeministrit, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit merr përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë në aeroport për të mundur kthimin e sigurisë në aeroport. Ne do të kërkojmë çdo ditë rritjen e parametrave të sigurisë”-tha Veliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *