Vendosni fjalën kyçe....

“Ata që nisën hetimin për lidhjet ruse po bënin “grusht shteti” – Trump


Presidenti amerikan Trump e ka quajtur hetimin e FBI-së për dyshimin e “marrëveshjes ruse” “grusht shteti” dhe tha se dëshiron që Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, të hetojë origjinën e hetimit.

“Ishte një hetim i paligjshëm, ai u nis në mënyrë të paligjshme, gjithçka rreth tij ishte e shtrembër”, u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.

“Ishte një tentativë për grusht shteti”. – shtoi Trump.

Ai gjithashtu tha se ai vetë nuk e kishte parë apo lexuar raportin për përfshirjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, të paraqitura nga këshilltari special Robert Mueller.

“Unë fitova, nuk kishte asnjë bashkëpunim, asnjë pengesë ndaj drejtësisë.” – shtoi ai.

Inspektori i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horowitz, ka hetuar keqpërdorimin e pretenduar të FBI-së për Gjykatën e Vëzhgimit të Zbulimit të Inteligjencës prej rreth një viti dhe Barr i tha një seance dëgjimore të Komisionit për Buxhetin e Shtëpisë se raporti përfundimtar i Horowitz duhet të përfundojë deri në “maj ose qershor”.

Hetimi i Horowitz përqendrohet rreth përdorimit të “Dossier Steele” si dëshmi për të marrë një urdhër, për të përgjuar këshilltarin e fushatës së Trump, Carter Page.

Dosja u përpilua nga një spiun britanik i paguar nga kundërshtarët e Trump në fushatën e Hillary Clinton dhe përmbante një sërë pretendimesh të paverifikuara rreth kontaktit të supozuar të Trump me rusët.

Duke folur në seancën e së martës, Barr u tha gjithashtu ligjvënësve se ai mund të hapë një hetim më të gjerë ndaj hetimit të Kundërinteligjencës së FBI-së në vitin 2016, i hapur nga agjenti i FBI-së, Peter Strzok.

“Unë po rishqyrtoj sjelljen e hetimeve dhe përpiqem të shyqrtoj të gjitha aspektet e hetimit të kundërinteligjencës që u zhvillua gjatë verës së vitit 2016”, tha Barr në seancë.

Barr nuk ka shpjegoi asgjë tjetër më tej, por një hetim i mundshëm mund të shikojë më thellë pretendimet se FBI-ja ka punuar në mënyrë aktive për të mbajtur Trump larg Shtëpisë së Bardhë dhe nëse qëndrimi i Strzok dhe avokates së FBI-së, Lisa Page, kanë ndikuar në hetimin e agjencisë dhe nëse zyrtarët e lartë të FBI-së në mënyrë selektive zbuluan informacione për shtypin, për të ndërtuar publicitet negativ rreth Trump.

Duke folur për shtypin të mërkurën, Trump i quajti Strzok, Page, ish-drejtorin e FBI-së, Comey dhe zëvendësdrejtorin Mçabe “njerëz të këqij”, dhe hetimet e tyre “një mashtrim”.

Duke qenë se raporti i Mueller e pastroi Trumpin nga pretendimi për bashkëpunimin me Rusinë, kahu ndryshoi duke u drejtuar në hetimet ndaj FBI-së të cilat mbështeten nga senatorët republikanët.

Senatori republikan i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, tha muajin e kaluar se ai do të hetojë hetimin e agjencisë, ndërsa ai i Kalifornisë, Devin Nunes, ka thënë se ai do të bëjë disa referime kriminale për Barr.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *