Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas prindërit dhe fëmijën e mitur në Tiranë, shoferi braktis mjetin dhe largohet nga vendi i ngjarjes


Foto nga aksidenti | BalkanWeb

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë ku një automjet ka përplasur çiftin e bashkëshortëve dhe një të mitur.

Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kavajës.

Raportohet se makina ka kaluar me semafor të kuq dhe ka përplasur çiftin dhe fëmijën.

Drejtuesi i mjetit pas përplasjes ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Të plagosurit janë dërguar në spital për mjekim më të specializuar.