Vendosni fjalën kyçe....

Milioneri i Bitcoin rrëmbehet nga ‘Bentley’ i tij në Moskë (Video)


Një biznesmen rus ka bërë një deklaratë në polici, duke pretenduar se persona të maskuar e rrëmbyen atë nga makina e tij luksoze dhe e kërcënuan për të zbuluar çelësin e portofolit të tij dixhital me 250 bitcoin (rreth 17 milionë dollarë) në të, ka thënë një oficer policie.

Viktima u tha oficerëve se ngjarja ndodhi në Moskë të enjten, ku autorët dolën nga një furgon, e kapën, i vunë një qese në kokë dhe e çuan në një vend të panjohur.

“Sipas paditësit, kriminelët i morën celularin e tij, në të cilin dyshohet se ishte instaluar një aplikacion, i cili lejonte qasjen në të ashtuquajturën portofolin dixhital. Në të kishte 250 bitcoin. Sulmuesit e detyruan burrin të zbulonte fjalëkalimin për të marrë portofolin.” – tha ai.

Pasi autorët morën atë që donin, ata e zbritën burrin në pyll jo shumë larg qytetit të Krasnogorsk, pranë kufirit veriperëndimor të Moskës, tha burimi.

Një çështje penale për hetimin e grabitjes është nisur, shtoi burimi i RIA-Novosti, duke theksuar, megjithatë, se tani për tani nuk ishte e qartë nëse kishte vërtet një shumë të tillë në portofolin dixhital.

Kanali Baza në Telegram ka postuar pamjet e kamerave CCTV që dyshohet se kanë kapur momentin e rrëmbimit. Ajo tregoi të paktën katër burra të maskuar me kapuç duke nxjerrë biznesmenin nga makina e tij, një ‘Bentley’ e zezë, duke e prangosur dhe duke e futur në një furgon.

Gazeta zbuloi edhe disa hollësi të tjera të asaj që kishte ndodhur, duke thënë se autorët e kishin kërcënuar burrin me një pishtar për ta bërë të fliste.