Vendosni fjalën kyçe....

Askush s’e ka parë që prej 1 nëntorit, familjarët kthehen nga SHBA-ja për të kërkuar 28-vjeçarin nga Erseka


Një i ri nga Erseka është zhdukur në mënyrë të mistershme prej afro 20 ditësh. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Sherfi Mukaj, nga fshati Starje i Bashkisë Kolonjë.

Sipas televizionit “News 24”, Mukaj është parë për herë të fundit nga familjarët më 1 nëntor. Para se të zhdukej, Mukaj ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon) në banesë.

Familjarët të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara, të shqetësuar janë kthyer në Shqipëri për ta kërkuar atë, pasi nuk kishte folur me asnjërin prej tyre para se të zhdukej.

Ata e kanë denoncuar rastin në polici, ndërkohë që ende nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e djalit të tyre.

 Familjarët kanë thënë në polici se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të 28-vjeçarit.