Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e shekullit, sulmuesi humb golin në vijën fatale (Video)


Sulmuesi i PSG-së, Eric Maxim Choupo-Moting, ka humbur një rast fatal për të shënuar gol, në një nga rastet më flagrante të historisë së futbollit.

Sulmuesi mori një pasim për të shënuar një gol thuajse të sigurt por gaboi në vijën fatale, në një ngjarje të çuditshme.

Ndeshja ndaj Strasburgut ishte në minutën e 28-të të saj dhe rezultati ishte 1-1 në minutën e 28-të, kur Choupo-Moting mori një pasim  të artë por pa mundur që ta realizojë.

Pas humbjes së rastit, lojtari gjerman është bërë objekt talljeje në rrjet me tifozë të shumtë të cilët e kanë kryqëzuar për humbjen. Vetë lojtari tha se nuk e kuptonte si kishte ndodhur diçka e tillë.

“U habita se çfarë ndodhi pasi gjithçka ishte shumë shpejt. U përpoqa të prek topin, por godita shtyllën. Është turp në fakt pasi një ngjarje e tillë nuk ndodh shpesh. U kërkoj ndjesë tifozëve për humbjen e këtij rasti.” – tha ish-sulmuesi për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *