Vendosni fjalën kyçe....

Punime në rrjet, sot dhe nesër disa zona në Tiranë pa drita


Sot dhe nesër do të kryhen punime në nënstacionin elektrik të Kombinatit ku si pasojë do të mbeten pa energji elektrike disa zona në kryeqytet.

Operatori i Shpërndarjes së energjisë Elektrike në vend (OSHEE) ka njoftuar se për cilat zona bëhet fjalë dhe në çfarë oraresh.

“OST, punime në N/St TEC Kombinat
Zonat dhe orari i stakimeve 4-5 prill

Në kuader të investimit që po kryen OST me sistemimin e matjes, sot me 4 dhe 5 prill, do të punoje ne N/Stacionin TEC Kombinat nga ora 08:00 deri ne 16:00. 
Zonat pa energji si me poshte

📍4 prill / Qyteti Kombinat, Spitali, Zjarrfiksja, Subjektet Private Freeëing, Eurotrade, fshatrat: Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush dhe Parafabrikatet✔️
📍5 prill / Kombinat, Rruga Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharre dhe Shkolla Edukimit✔”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *