Vendosni fjalën kyçe....

Ekipi i regbisë në Zelandën e Re kërkon të ndryshojë emrin pas sulmit terrorist me 50 viktima


Ekipi i regbisë në Zelandën e Re, “Christchurch Crusaders” po kërkon të ndryshojë emrin. Kjo kërkesë vjen pas sulmit të fundit terrorist në Zelandën e Re, ku brenda xhamive u vranë 50 besimtarë myslimanë.

Disa prej stafit drejtues dhe lojtarëve thonë se emërtimi i ekipit nxit konfliktin fetar. Emri i ekipit dhe maskoti i tij, një kalorës me simbole të krishtera

Emri dhe ikonografia e kryu morën si trashëgimi e Christchurch-it anglez.

Megjithatë, shefi ekzekutiv i klubit të regbisë, Steve Tew, tha se simbolika “është fyese për disa në komunitet për shkak të lidhjes së saj me kryqëzatat fetare mes të krishterëve dhe myslimanëve”.

Si e tillë, ekipi tani është duke punësuar një kompani kërkimore për të ndihmuar me riemërtimin e ekipit.

Vrasësi Brenton Tarrant, i cili ekzekutoi në dy xhami në Zelandën e Re, 50 besimtarë, kishte simbole të kryqtarëve në armët që përdori.

Një nga pushkët e tij mbante emrin Charles Martel, Duka frank që mundi forcat arabe në betejën e Tours në vitin 732, duke i penguar ata të marshonin më tej në veri në Francë.

Megjithatë opinioni publik është i ndarë për këtë çështje me shumicën që kërkojnë mosndryshimin e emrit të ekipit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *