Vendosni fjalën kyçe....

“Të rishihen provat që janë shmangur nga prokuroria, procesi farsë”


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Salianji, ka deklaruar pas daljes nga gjykata se procesi ndaj tij lidhur me audio-përgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, ka qenë farsë dhe i montuar.

Ai bëri thirrje që provat që janë shmangur nga prokuroria të rishihen për t’i dhënë një tjetër rrjedhë hetimit.

‘Nëse do të doja të bëja një konspiracion kaq te madh do ta bëja me vëllanë e kryeministrit, jo me vëllain e ministrit të Brendshëm. Të rishihen provat që janë shmangur nga prokuroria për t’i dhënë një tjetër rrjedhë hetimit. Audioregjistrimi është i vërtetë. Prokuroria është nisur nga premisa që kam bërë unë lidhjen mes Olldashit dhe Veliut, por tabulatet provojnë që më ka vënë Olldashi në kontakt me Veliun. Prokuroria i referohet në mënyrë të qëllimtë vetëm dëshmisë së Alizotit, duke mos marrë parasysh komunikimet e Alizotit me zyrtarë të lartë të policisë. Në këto përgjime del qartë që po paguhej për dëshmi të rreme.’ – tha Salianji.

Ai shtoi më tej një tjetër provë sipas tij që nuk ishte marrë parasysh lidhur me procesin ndaj tij, që është i montuar politikisht dhe i paracaktuar nga kryeministri Rama.

Por ne kemi bërë publike përgjime dhe kemi edhe fakte të tjera të pakundërshtueshme që janë kmunimikimet e Veliut dhe të Alizotit tek të cilat nga janari dhe deri në fund të shkurtit ata nuk kanë ardhur në Tiranë. Bie poshtë pretendimi i dëshmitarit të sajuar se ka ardhur në data 1 apo 15 janar për të më takuar mua në seli për të marrë pagesën. Nuk ka asnjë provë, pretendimet e prokuroprisë nuk ka asnjë fakt të vetëm që të provojë fajësinë time apo të gazetarit, vetëm urdhër politik. Një provë tjetër e pa kundershtueshme është pavërtetësia e thënieve të Alizotit, që thotë se direkt pas regjistrimet janë nisur në Tiranë. Qelizat telefonike tregojnë qartë se nga 13 janari 18 deri në 31 janar 18 Alizoti nuk ka qenë në Tiranë. Ne e kemi disponuar materialin audio në fund të tetorit dhe jo në janar siç thotë Alizoti’, shtoi Salianji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *