Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtori i Policisë së Fierit dha dëshmi të rreme në prokurori. Në vend se të arrestohet, ngrihet në detyrë”


Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e ish-deputetit Salianji, lidhur me audiopërgjimet ku zyrtarë të lartë të policisë së Fierit dëgjohen duke biseduar në telefon me Fredi Alizotin.

Berisha ka publikuar edhe dëshminë e dhënë në prokurori nga drejtori i ri i Policisë së Fierit, Andon Marko, i  shkruan se këto audiopërgjime vërtetojnë takimet e tij më Fredi Alizotin dhe se dëshmia e dhënë prej Markos në prokurori është e rreme dhe për këtë arsye duhet arrestuar.

“Ja si ka mashtruar para narkoprokurorise i lartesuari ne detyren e Narkodrejtor te Fierit si shperblim per skenarin qe realizuan me trafikantin Fred Alizoti per te shpetuar trafikantin Geron Xhafa, i cili sic del nga biseda e tij me Alfred Veliun vazhdonte trafiqet.

Ne audion qe degjohet me poshte dhe ne te tjera del qarte se Narkosi me uniforme Andon Marku ka takuar disa here bashkepuntorin e tij trafikantin Alizoti, megjithekete ai ne deklaraten e tij ne prokurori mashtron dhe deklaron se e ka takuar vetem nje here.

Narkoprokuroria e cila dispononte te gjitha dokumentat se Narkokomisari po genjente para drejtesise, ne vend qe ta arrestoje, nuk administron provat qe hedhin poshte mashtrimin e tij. Kurse Rama, skllav i skenarit narko mafioz qe stisen, e shperblen duke e lartesuar nga rang zv ne narkodrejtor te Fierit.

Lexoni deshmine e rreme ne prokurori te Narkodrejtorit Andon Marko ( personi ngjitur me flamurin ne krah te narko drejtorit, bashkepuntorit te tij ne krim Albert Nushi). Sb” – shkruan Berisha në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *