Vendosni fjalën kyçe....

8 kandidatë të PD-së refuzojnë mandatin e deputetit


8 kandidatë të Partisë Demokratike kanë refuzuar mandatet e deputetit. Pasi KQZ u ka bërë thirrje të dorëzojnë formularët e dekriminalizimit, kandidatët e PD-së kanë zgjedhur mos t’i plotësojnë ato dhe në përfundim të afatit, KQZ-ja  ka vendosur shpalljen e moszgjedhshmërisë për 8 kandidatët.

Lista e publikuar nga KQZ fillon me Blendi Sulajn  i cili vjen nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun Tiranë.  Vazhdon me moszgjedhshmërinë e Flamur Hoxhës dhe Fuat Haxhiymerit nga lista shumemërore po për këtë qark dhe vijon me kandidatët e tjerë të kësaj partie në të tjera qarqe.

KQZ-ja ka shpallur moszgjedhjen e kandidatëve si  në listën më poshtë:

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Sulaj nga PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Flamur Hoxha nga PD, qarku Tiranë

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Hariz Mema nga PD, qarku Vlorë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë për Blendi Himçi nga lista shumemerore e PD, në Qarkun Elbasan.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Zamira Mernica nga lista shumemerore e PD, qarku Fier.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fatbardh Plakut nga lista shumemerore e PD, qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Fuat Haxhiymerit nga lista e PD qarku Tiranë.

KQZ shpall moszgjedhshmërinë e Anton Kokaj nga lista shumemerore  e PD, qarku Shkodër.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *