Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep hollësi për ngjarjen në Vaun e Dejës, shpërthimi ndodhi kur Ndreca hipi në makinë


Policia ka dhënë hollësi lidhur me shpërthimin e makinës së kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Sipas saj, eksplozivi ka shpërthyer në çastin kur Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm në fshatin Paçram ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi

“Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet. Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”