Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj reagon për ndërtimin te Bujqësori, do jetë mbi tokë private të shpronësuar nga Bashkia


Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar lidhur me ndërtimet te Universiteti Bujqësor i Tiranës, duke treguar projektin se atje nuk do ketë ndërtime mbi tokën e institucionit arsimor por është në një tokë private të shpronësuar nga Bashkia.

Sipas Veliajt, i cili nxjerr edhe projektin e ndërtimit i cili do jetë një shkollë 9-vjeçare dhe gjimnaz.

Im atë ka kaluar një dekadë në Universitetin Bujqësor. Unë kam kaluar fëmijërinë në vitet ’80!

Si u nënshtruan/korruptuan nga 200 ndërtime pa leje e nuk reaguan, qe turp!

Por akoma më turp sot, histeria ndaj shkollës JETIKE për Njësinë 11, në tokë PRIVATE shpronësuar nga Bashkia Tiranë!”- shkruan Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *