Vendosni fjalën kyçe....

Një polic i infiltruar mes qytetarëve?! Plas sherri në protestë


Situata u tensionua pak më herët në protestën e opozitës, ku disa protestues sulmuan me grushta një person i cili dyshohej si i infiltruar nga policia dhe si provokator.

Ish-deputeti Luçiano Boçi dhe të tjerë janë detyruar të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Personi i sulmuar u largua nga protesta.

Një prej protestuesve kishte dhe maskë në fytyrë, ndaj policia vijon me thirrjet për largimin e personave me maska nga protesta.

“Të nderuar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojne fytyrën ose t’i largoni menjëhere nga protesta. Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës denohet deri në 6 muaj burg. Ju si organizatorë të tubimit mbani përgjegjësi ligjore  për mbarëvajten e tubimit. Të nderuar qytetarë. Ruani gjakftohtësinë. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim të punonjësve të policisë. Mos u përplasni me punonjësit e policisë”, janë thirrjet e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *