Vendosni fjalën kyçe....

BQE: Brexit pa marrëveshje mund të tronditë tregjet


Një Brezit pa marrëveshje mund të fusë tregjet financiare në trazirë, deklaroi sot një përgjegjës i lartë i Bankës Qendrore Europiane.

“Tregjet nuk e kanë përllogaritur mundësinë e skenarit të një brexit pa marrëveshje. Kjo është diçka që ne nuk duhet ta neglizhojmë”, paralajmëroi Luis de Guindos, zëvendëspresident i BQE-së, gjatë një audicioni para Parlamentit Evropian.

“Madje, tregjet reagojnë ashpër kur ndodh ndonjëher diçka që nuk është skenari i parashikuar”, shtoi ky përgjegjës i BQE-së.