Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Elbasan, kapet 47-vjeçari


Një sherr me thika ka ndodhur në Elbasan, pasditen e sotme.

Në pranga ka përfunduar një 43 vjeçar me iniciale S.B, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin A.M., 57 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 minuta në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit duke vënë në pranga autorin.

Rreth orës 15.30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve ku njëri prej tyre ka armë të ftohtë thikë.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur të kapet autori në flagrancë shtetasi S.B., 43 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin A.M., 57 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.