Vendosni fjalën kyçe....

Goditën mjekun në Dibër, policia arreston një person dhe shpall në kërkim një tjetër


Policia në Dibër ka arrestuar një 43-vjeçar me iniciale A.L pasi ka goditur mjekun A.M në spital. 

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër i cili është edhe vëllai i të arrestuarit. 

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

A.L, 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *