Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari përplaset me Cakajn për shkarkimin e 20 diplomatëve


Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka debatuar sot me ministrin e Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, lidhur me shkarkimin e 20 punonjësve të këtij dikasteri.

Në Komisionin e Integrimit, Hajdari ka kërkuar shpjegime përsa i përket këtij vendimi të Cakajt, duke i kërkuar të paktën një arsye për shkarkimin.

“Kam një koment ndoshta edhe dy pyetje. Do doja që kolegët e mi mos të më ndërprisnin se do ju duket jashtë rendit të ditës. Keni vendosur të shkarkoni rreth 20 punonjës. Ju thoni se për shkak se këta punonjës nuk përmbushin fushën ligjore keni vendosur t’i shkarkoni.
Në bazë ligjore ne kemi të drejtë informim për transparencë. Për dy gjëra sepse duke i cënuar lirinë i cënon shërbimin diplomatik. Nëse ju do luftoni klientizmin mund të na thoni pse nuk keni dhënë një arsye për 20 punonjësit.”, tha Hajdari.

Ndërkohë Cakaj tha se 20 punonjësit nuk janë shkarkuar nga detyra, por se një pjesë do të tranferohet në tjetër pozicion.

“E para citimi i deklaratës sime nuk ishte saktë për faktin që kam vendosur të shkarkoj 20 punonjës. Unë kam thënë se me një pjesë të punonjësve është bërë shkëputja e marrëdhënies së punës dhe një pjesë do bëhet transferimi. Por nuk janë bërë 20 shkarkime nga puna. Pikërisht ju duhet të jeni të lumtur që vazhdon reforma në shërbimin diplomatike. Në diplomacinë tonë në botë ka një disbalancë ndërmjet numrit dhe rezultatit.
Deklarata e Bushatit është kryesisht legjitime. Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë të shërbimit diplomatik që ka pasur ndonjëherë. Unë jam këtu për t’u përgjigjur edhe jashtë rendit të ditës.

Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë 7 vite në sisteme diplomatike pa asnjë transferimi. Ata që vijnë prapa meje do i korigjojnë gabimet e mia. Mos ki frike për çdo emër që është larguar nga puna dhe është bërë transferta do bëhet publike. Unë pres valë të tjera ndryshime nëse performanca nuk është në nivelin e duhur.”, tha Cakaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *