Vendosni fjalën kyçe....

UEFA pezullon vendimin e “Fair Play” financiar për Milan


UEFA i ka pezulluar edhe zyrtarisht procedurat për Financial Fair Play ndaj Milanit, derisa të zgjidhet rasti i vazhdueshëm i vitit të kaluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Kjo nënkupton se për momentin, kuqezinjtë nuk do të përjashtohen nga Liga e Evropës, edhe pse kjo mund të ndryshojë varësisht pre vendimit që do të merret.

“Pezullimi i procedurave do të mbesë në fuqi derisa të zgjidhet rasti i vitit të kaluar në CAS”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

“Organi për Kontroll Financiar i UEFA-s ka dhënë urdhrin procedural për pezullimin e procedurave kundër Milanit për dështimin e tij për t’i përmbushur kërkesat për bilanc financiar gjatë periudhës aktuale të monitorimit në sezonin 2018/19”, thuhet tutje në njoftim.

Milani është kualifikuar në Ligën e Evropës, por në rast se përjashtohet, atëherë vendin e saj do ta zërë Torino.