Vendosni fjalën kyçe....

“Regjimit të Ramës po i vjen fundi, zgjedhje të lira e të ndershme” – Bardhi


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Bardhi, ka deklaruar se pavarësisht shpenzimeve marramendëse të kongresit të Partisë Socialiste, sërish qëllimi propagandistik nuk është arritur.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ku theksoi se në fjalën e tij, Rama përdori gjuhë urrejtjeje ndaj opozitës pasi e ka humbur prej kohësh qetësinë.

“Kongresi sot ishte një shpenzim marramendës që nuk e arriti dot qëllimin propagandistik. Edhe fjalimi i mërzitur i Ramës e tregon këtë. E ktheu në fjalim urrejtjeje ndaj opozitës. Është nervoz dhe ka humbur prej kohësh qetësinë. Opozita është në rrugën e vet të drejtë. Nuk kemi nevojë të urdhërojmë punonjës të na bashkohen në aksionin tonë politik, sic bëri PS. As punonjësit e administratës nuk iu përgjigjën. Nga 16 shkurti është vrarë frika, regjimit të Ramës po i vjen fundi.” – tha Bardhi.

Bardhi theksoi se opozita nuk është në betejë për pushtet por të kthyer Parlamentin dhe vendin në shinat kushtetuese.

Ai tha se protestat nuk do ndalen deri në shkëputjen e lidhjeve të Partisë Socialiste me krimin e organizuar, dorëheqjen e Ramës dhe bërjen e zgjedhjeve të parakohshme, të lira e të ndershme.

“Nuk jemi në këtë betejë për të fituar pushtet. Jemi në një betejë pasi Kuvendi nuk është në rrugën e duhur. Kanë dalë fakte tronditëse që tregojnë mënyrën si qeveria ka siguruar pushtetin. Beteja jonë është për shkëputjen e zgjedhjeve nga diktati i krimit të organizuar. Kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme dhe të përcaktojnë shqiptarët alternativën për drejtim. Të kemi zgjedhje ku dikton vullneti i qytetarëve.” – shtoi Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *