Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Burrel-Buz, humb jetën një person


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Burrel-Baz, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur baza e asfaltimit në hyrje të qytetit të Burrelit.

Viktima është identifikuar si Besim Daçi, rreth 30-vjeç. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet se makina me të cilin udhëtonte Daçi ka dalë nga rruga.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

“Në vendin e quajtur ish-pularia, Burrel, ka dalë nga rruga automjeti tip kamionçinë, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi shtetasi B.D, rreth 30 vjeç. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *