Vendosni fjalën kyçe....

Doktori i fertilitetit me 48 fëmijë, përdori spermën e tij pa dijeninë e prindërve


Një mjek në Indiania të SHBA-së, i specializuar për fekondimet artificiale ka përdorur spermatozoidët e tij për të sjellë në jetë të paktën 48 fëmijë.

Një nga ata fëmijë, është 33-vjeçarja Heather Woock, e cila zbuloi se e mësoi të vërtetën përmes një shkrimi të publikuar nga “The Atlantic”.

“Daily Mail” shkruan se Woock tha se nuk e kishte besuar kur një i huaj i ishte afruar asaj në gusht të 2017-ës duke pretenduar se ishte gjysmë-vëllai i saj.

Megjithatë, ajo ishte shqetësuar kur personi misterioz i përmendi emrin e Dr.Donald Cline, specialistit të fertilitetit që ishte kujdesur për nënën e saj para që të lindte.

Mamaja i tha të mos shqetësohej për këtë, por kur mesazhet nga të huajt nisën të shtoheshin, me të tjerë persona që pretendonin të ishin motrat dhe vëllezërit e saj nga ana e babait.

Kështu prindërit e saj, shkuan në klinikën Cline për të kërkuar llogari, ku i thanë se nuk kishin idenë se mjeku ishte personi që siguronte mostrën e spermës.

Testet e ADN-së konfirmuan se të paktën 48 fëmijë ishin të lindur nga Cline.

Numri mund të jetë shumë më i lartë duke marrë parasysh se shumë njerëz nuk kanë bërë teste të ADN-së për të mësuar nëse kanë apo jo lidhje me Cline.

Shumë nga fëmijët e Cline kanë ndërtuar një komunitet në “Facebook”, përmes të cilit mbajnë kontakte me njëri-tjetrin.

Një nga njerëzit e parë që kishte zbuluar se Cline është babai i saj ishte Jacoba Ballard. Ajo ishte rregjistruar në një forum për fëmijët e ardhur në jetë përmes dhurimit të spermës dhe në këtë forum kishte njohur një grua me të cilën ngjante shumë, e cila gjithashtu kishte ardhur në jetë me metodën  e fertilitetit në klinikën e Cline.

Ajo gruaja e njohur me një tjetër grua që gjithashtu ishte lindur në klinikën e Cline. Numri i tyre u bë katër dhe kështu iu nënshtruan një testi të AND-së ku zbuluan se ishin motra.

Kështu të katërta gratë nisën kërkimin për babanë e tyre biologjik. Mjeku i kishte thënë pacientëve të tij se donatorët e spermës që ai i kishte përdorur për t’i inseminuar kishin lidhje me mjekësinë dhe se ai përdorte secilin donator vetëm për tre shtatzëni të suksesshme.

Sidoqoftë, testet treguan se ai kishte përdorur një donator të paktën tetë herë midis viteve 1979 dhe 1986, një periudhë shumë më e gjatë sesa qëndrimi mesatar mjekësor.

Përmes një gruaje me të cilën gjithashtu kishte lidhje gjaku, Ballard u njoh me familjen e mjekut Donald Cline.

Kështu u bë bashkimi i parë familjar dhe mjeku pranoi se kishte dhuruar spermën e tij për të inseminuar rreth 50 pacientë në vitet ’70 dhe ’80.

Rrëfimi i tij e çoi atë në një hetim penal se kishte gënjyer pacientet rreth donatorëve të spermës.

Tani 80-vjeçari ka marrë një dënim njëvjeçar në dhjetor të 2017-ës. Asnjë akuzë tjetër nuk është ngritur kundër Cline sepse ligji i Indiana-s nuk e ndalon në mënyrë specifike që mjekët e fertilitetit të përdorin spermën e tyre.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *