Vendosni fjalën kyçe....

E pritën me protesta, takimi i Lleshajt me studentët e Durrësit në masa të larta sigurie (VIDEO)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të takimit me dyer të mbyllura të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me studentët e Universitetit të Durrësit.

Në videon e publikuar tregohet se Lleshaj ka shkuar në takimin në Durrës me masa të larta sigurie. Sipas Berishës, Lleshaj është ndeshur me kritikat e studentëve, të cilët e kanë detyruar të braktisë takimin.

“Vasal Lleshaj burracak shkon ne takim me studentet i rrethuar nga 10 narkopolicet e tij!

Studentet guximtar e bejne per dy leke dhe e perzene me qendrimin e tyre:
Ata i thone erdhe me 10 badiguarde ne takim dhe kerkojne largimin e tyre nga salla
– denojne per perdorimin e gazit lotsjelles dhe pas kesaj iken nga takimi me bisht nen shale!

Nderim studenteve guximtare!”, shkruan Berisha.

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj është pritur me protesta sot nga studentët e Durrësit.

Një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp,turp, turp” kur kanë parë ministrin të shoqëruar me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *