Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja te sheshi Willson, policia jep detaje për viktimën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash pranë zonës së Bllokut, saktësisht pranë postës numër 8 te sheshi Wilson, ku një person ka mbetur i vrarë.

Mendohet se viktima është një i ri me iniciale J.K.

Viktima ka qenë duke ikur në këmbë në shtepi  ku dhe është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje.

Ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie  kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *