Vendosni fjalën kyçe....

Kineasti amerikan humb jetën nga lufta në Ukrainë, mediet e cilësojnë gabimisht si gazetar të NYT-së


Mediet në Ukrainë kanë raportuar këtë të dielë për vdekjen e një tjetër gazetari amerikan nga lufta në Ukrainë.

Kyiv Post publikoi në rrjet një foto të një “badge” që e identifikonte viktimën si një korrespondent i gazetës “New York Times”, Brent Renaud.

“Një korrespondent 51-vjeçar i New York Times, Brent Renaud, u qëllua për vdekje në Irpen sot. Një tjetër gazetar ka mbetur i plagosur. Tani ata po përpiqen ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit.”-thuhej në raportimin e medies ukrainase.


 

Lajmi më pas është publikuar edhe në mediet e tjera ndërkombëtare. Por në këtë tragjedi kaq të madhe, mediet janë nxituar dhe nuk kanë marrë mundimin të korrigjojnë disa gabime në këtë raportim.

Por Brent Renaud nuk është një gazetar i New York Times. Gazeta NYT reagoi për vdekjen tragjike të kineastit me të cilin ka bashkëpunuar vite më parë dhe sqaron në një deklaratë: “Na vjen shumë keq të dëgjojmë për vdekjen e Brent Renaud. Brent ishte një kineast i talentuar që ka kontribuar për New York Times për vite.

Edhe pse ai ka kontribuar për The Times në të shkuarën (e fundit në vitin 2015), atij nuk i ishte caktuar asnjë detyrë nga The Times në Ukrainë. Raportimet e para se ai punonte për Times qarkulluan sepse ai mbante një ‘badge’ të The Times që i ishte dhënë për një detyrë shumë vite më parë.”

Prodhuesi i filmave dokumentarë fitues i çmimit “Peabody” së bashku me vëllain e tij Craig kanë prodhuar shumë filma për HBO, NBC, Discovery, PBS dhe Vice News.

Renaud ka realizuar dokumentarë nga Afganistani, Iraku, Haiti dhe në të gjithë SHBA-në dhe gjetkë, duke mbuluar dhunën e karteleve të drogës në Meksikë, trazirat politike në Egjipt dhe përdorimin e drogës në Amerikë. Seriali i dy vëllezërve i vitit 2014 “Last Chance High” që zbuloi dhunën dhe betejat emocionale brenda shkollave të Çikagos, fitoi një çmim “Peabody”.

Puna e dy vëllezërve për gazetën “The New York Times” përfshnte realizimin e dokumentarëve për migrimin në Amerikën Qendrore, pasojat e tërmetit të Haitit të vitit 2010 dhe dhunës ndaj drogës në Meksikë.

Brent Craig Renaud

Dy vëllezërit, Brent dhe Craig Renaud