Vendosni fjalën kyçe....

Shteti amerikan vendos mësimin e historisë së LGBT-së në shkollat fillore, tërbohen republikanët


Shtëpia e Përfaqësuesve të Illinoisit në SHBA, ka votuar për të kërkuar mësimin e “historisë së LGBT” për nxënësit e shkollave fillore në shkollat publike.

Kundërshtarët republikanë e kanë quajtur këtë vendim si një “indoktrinim”.

Vendimi u mor me 60 vota pro dhe 42 kundër, të mërkurën, ku kërkohet që tekstet e historisë në këtë shtet të përfshinin “rolin dhe kontributet e personave lezbike, homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë në historinë e këtij vendi dhe këtij shteti”.

Përkrahësit thonë se shtimi i librave të historisë do të zvogëlojë dhunën dhe do t’u tregojë nxënësve LGBT se ata mund të kontribuojnë plotësisht në shoqëri. Megjithatë ata që janë kundër këtij vendimi janë mosbesues.

Përfaqësuesit republikanë janë shprehur kundër këtij vendimi pasi thonë se ky vendim nuk i lejon prindërit e fëmijëve të zgjedhin nëse duan që fëmijët e tyre ta mësojnë këtë gjë apo jo.

“Duke e detyruar atë informacion mbi 5 vjeçarët dhe fëmijët e shkollave fillore është më shumë një përpjekje për indoktrinim,” – thanë përfaqësuesit republikanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *