Vendosni fjalën kyçe....

Luçiano Boçi: Policia po provokon, ne do t’i përgjigjemi!


Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, në një lidhje nga kryqëzimi i Bradasheshit me “Ora Neës”, ka deklaruar se policia po provokon protestuesit.

Boçi tha se Drejtoria e Tatimeve po ndalon drejtuesit e autobusëve. Ai shtoi se qytetarët e revoltuar mund ta shprehin zemërimin e tyre në Kryeministri, që sipas tij është pikërisht ajo çfarë policia kërkon. Boci tha se do t’i përgjigjen çdo provokimi.

“ Thirrjet tona janë për një protest paqësore. Aktet që ndodhin në kryqëzimet e rrugëve mund të krijojnë precedent të rrezikshëm që zemërimi dhe revolta të shprehet në sheshin para kryeministrisë. Dhe kjo është një ecuri normale, situatë që provokohet qëllimisht nga policia, e nisin që në mëngjes këta për të përfunduar më pas në sjelljen e policisë në godinën e Kryeministrisë siç ndodhi në protestën e 16 shkurtit.

Ne jemi për protestë paqësore, por do t’i përgjigjemi me çdo lloj monedhe çdo provokimi që vjen nga forcat e rendit, që sapo ka nisur të provojnë. Madje ka pasur irritim të qytetarëve për ta shprehur zemërimin, por unë gjykoj që të gjitha këto do konvergojnë në pikën e vlimit në Tiranë. Kjo nuk është një gjë që ne e  frymëzojmë por vetë policia e motivon dhe e çon revoltën e qytetarit në pikën e shprehjes në forma të ndryshme.”, u shpreh Luçiano Boçi.