Vendosni fjalën kyçe....

Luan Baçi: Policia presion fierakëve, telefonata e kontrolle natën për t’i ndaluar në protestë


Kreu i degës së Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi, qytetarët fierakë janë përballur me presione nga ana e policisë, për të mos marrë pjesë në protestën e sotme.

Baçi tha se qytetarët janë telefonuar nga policia ose janë bërë kontrolle gjatë natës në banesë dhe janë lajmëruar se duhej të paraqiteshin në komisariat të shtunën në orën 9 të mëngjesit, në të kundërt do arrestoheshin.

“Kanë marrë telefonata dhe janë zhvilluar kontrolle në banesat e qytetarëve gjatë natës nga policia vetëm që të mos marrin pjesë në protestë.

Do të na shohin 200, 300 veta do shkojmë të na marrin deklaratën aty.

Protestat në Fier kanë qenë vërtet paqësore, provokime ka patur nga policia , vazhdon të ketë terror ndaj qytetarëve.

Policia sot ka ndaluar autobuzët, kanë gjobitur një nga mjetet. Formë presioni kanë qenë telefonatat dhe kontrollet në shtëpi gjatë natës. Kanë vajtur në disa fshatra dhe në qytetin e Fierit. U kanë thënë në orën 8-9 të mëngjesit duhet të paraqitesh në komisariat urgjent, ose do arrestohet. Sot kanë ngritur postblloqe, u kanë thënë kthehuni mbrapsht sepse keni urdhër nga policia të paraqiteni në komisariat sot në mëngjes për protestat që keni zhvilluar gjatë këtyre ditëve. Pra presion i hapur, një nga ata kam qenë edhe unë.

Policia është vënë në shërbim të politikës, Ramës, ta harrojë se mund të na ndalojë, ta harrojë se do të na frikësojë.”, tha Baçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *