Vendosni fjalën kyçe....

Basha për deputetët e rinj: U shitën e u blenë si bagëti në pazarin e Milotit!


Në takimin me studentë e pedagogë në Durrës, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për deputetët e rinj në PArlament, që morën mandatet e djegura të PD-së e LSI-së.

Basha tha se deputetët e rinj u shitën dhe blenë nga qeveria si të ishin bagëti në tregun e Milotit.

 “Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti. Ky sistem ka marrë fund.”, tha Basha.

Më tej kryedemokrati shtoi se “Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët.”

Kreu i PD-së i ftoi studentët dhe pedagogët e Universitetit të Durrësit, që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *