Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj shtyu “Ditën e Verës”, si do të jetë moti sot


Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pak ditë më parë shtyu festimet e Ditës së Verës pasi  paralajmëroi qytetarët se 14 marsi do të ishte një ditë “me shi me gjyma.”

” Hej! Më ndihmo 1min me një dilemë! Të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës dt.14 shi me gjyma! Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të Dielën datë 17? (E enjtja pushim gjithsesi.)”, shkruante Veliaj.

E në të vërtetë ditët e fundit në disa pjesë të vendit ditët e fundit ka patur reshje dëbore dhe rritje temperaturash. Sipas metereologëve, vranësirat e dendura do të jenë dominante sot deri në orët e pasdites në të gjithë vendin, por nuk do të ketë shi me “gjyma” siç parashikoi kryebashkiaku i Tiranës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rënie sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 15°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 11 °C

në vendet e ulëta: 3 / 12 °C

në vendet malore: -1 / 7 °C

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *