Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA/ Turma e të rinjve shtrin përtokë 19-vjeçaren në Londër dhe e godet nga të gjitha anët (Video)


Një grup të rinjsh që rrahën një vajzë ndërsa ajo shtrihej në rrugë, kishin bastisur më herët një dyqan të cilit i kishin thyer dyert dhe dritaret, shkruan Daily Mail.

Kamerat kapën turmën teksa rrethuan vajzën 19-vjeçare jashtë një dyqani për shitjen e gazetave në South Norwood, Londër në orën 22:00 të së shtunës, më 27 gusht.

Banda e rrëzoi vajzën në tokë, ku ajo u përpoq të mbulonte kokën, ndërsa rreth të rinj e goditën me grushta dhe shkelma.

Videoja tregon 19-vjeçaren në dukje e pashoqëruar, e paaftë për të mbrojtur veten pasi ajo u sulmua nga të gjitha anët.

Ajo u dërgua më vonë në spital dhe u trajtua për lëndime jo të rrezikshme për jetën, konfirmoi Policia Metropolitane.