Vendosni fjalën kyçe....

RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” zbarkojnë në Shkodër, 11 arrestime


Një operacion i madh policor po zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë mbërritur nga Tirana në qytetin e Shkodrës dhe kanë arrestuar 11 persona.

Forcat e policisë nga Tirana kanë mbërritur në Shkodër që në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm.

Personat e arrestuar dyshohet se  kryenin veprimtari të paligjshme në dhënien e fajdeve te qytetarët. Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit është 16, por ky numër pritet që të rritet.

Në vazhdim pritet të zbulohen detajet e mëtejshme nga operacioni.

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *