Vendosni fjalën kyçe....

“Ftesë për synetllëk”, të rinjtë e PD-së tallin deputetët që pranuan mandatin (FOTO/VIDEO)


Të rinjtë e Partisë Demokratike, tallen me deputetët që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit. Pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend ku këta deputetë do të betohen zyrtarisht, të rinjtë kanë mbushur me fletushka hyrjen e Parlamentit.

Ata i kanë deformuar emrat e deputetëve për t’i zhburrëruar burrat dhe ironizuar gratë.

Ligoraq Karamelo është quajtur Langaraq, Majlinda Halilaj quhet Rilindja, Lefter Maliqi thërritet si grua, Lefterì.

Deputetët lidhen me kryeministrin Edi Rama dhe shpërblimet që sipas tyre do marrin për ceremoninë parlamentare.

Sot u betuan Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *