Vendosni fjalën kyçe....

31-vjeçari shqiptar kapet me 22 kg heroinë në Itali


Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme në Massafra.

Arrestimi i tij erdhi pasi iu gjetën 22 kilogramë heroinë. Sipas mediave italiane,  4.2 kg heroinë të ndarë në 8 pako iu gjetën në makinë të riut, pasi u zbuluan nga qeni anti drogë, ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike u gjet në banesën dhe garazhin e 31-vjeçarit.

18 kg heroinë ishte fshehur në garazh pranë banesës në Foggia, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pajisje për paketimin e lëndës narkotike.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *