Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku i përgjigjet Ramës: S’ka paketë antikrizë, qeveri spekulante. Janë 50 milionë euro rutinë


Deputetja e PD-së Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili foli në Kuvend për paketën antikrizë të qeverisë së tij.

Ajo tha se ndryshe nga sa pretendon kreu i qeverisë, nuk ka asnjë paketë ndihme po janë 50 milionë euro rutinë nga të cilat nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup.

Tabaku shtoi se Rama drejton një qeveri spekulante duke theksuar se të ardhurat që vijnë nga rritja e çmimeve nuk shkojnë në ekonomi.

“Sa herë që ka krizë kjo qeveri nis e ankohet. Ndodhi pandemia, filluan ankesat. Edhe për luftën në Ukrainë. Për çdo gjë që ndodh në këtë vend e ka fajin opozita. Ka një mani, kujton akoma se është kryetar bashkie. Na drejtohet ne, sikur e kontrollojmë ne territorin. E dëgjuat që pranoi që këtë vit qeveria shqiptare nuk ka paketë, është ndryshim normal buxheti. Ato qindra pensionistë që dëgjuat, në vetvete e gjitha është 50 milionë euro. I indeksuan dy herë pensionet, duhet t’ja shpjegojë dikush. Qeveri spekulantësh. Përse sot të ardhurat që vijnë nga rritja e çmimeve, nuk shkojnë për ekonomi. Përmendi Zvicrën e Gjermani dhe i shkon goja po ke burgu, por Gjermania ka paketë mbështetëse 6.5 miliardë euro. A e dëgjuat të thotë ndonjë gjë për klubin e oligarkëve, apo për karburantet. Janë të gjitha politika rutinë. Nuk ka paketë, sot janë 50 milionë euro rutinë nga të cilat nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup.” – tha më tej Tabaku.