Vendosni fjalën kyçe....

“Dita e Verës”, Rama përballet në Elbasan me Bashën e Kryemadhin


Kryeministri, Edi Rama, mbrëmjen e kaluar ka mbërritur në Elbasan, për të pritur Ditën e Verës në këtë qytet. Rama mbledhur në qytetin e Elbasanit kabinetin qeveritar, Kryesinë e Partisë dhe deputetët socialistë për të diskutuar mbi situatën politike, zgjedhjet vendore të 30 qershorit që janë në prag dhe angazhimet e qeverisë.

Rama pritet të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga bashkia, për festën e “Ditës së Verës”.

Por nga ana tjetër, edhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të jetë në Elbasan, por jo për protestë. Ai do të takojë qytetarët e Elbasanit për të festuar me ta këtë ditë si dhe për t’i ftuar në protestën e 16 marsit.

Dega e PD-së në Elbasan ka lajmëruar se nuk do të ketë protesta në këto dy ditë për të respektuar dhe festimet. Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjithashtu raportohet se sot do të jetë në Elbasan.

 Është interesante të shohim se si do të ndodhë kjo përballje sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *