Vendosni fjalën kyçe....

Tritan Shehu u bashkohet banorëve të Këlcyrës: Vetëm protesta mund ta ndalë këtë “Astir” të dytë


Ditën e sotme në Këlcyrë qytetarët kanë protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte gjithashtu në protestë, ku e ka konsideruar rastin në Këlcyrë të ngjashëm me atë në Astir.

Sipas Shehut e vetmja formë  për ta frenuar këtë “abuzivitet” në Këlcyrë janë protestat, ashtu siç vepruan qytetarët tek zona e “Astirit”.

“Ndal projekteve korruptive, arrogances se rregjimit, shkaterrimit te pronese privte e hedhjes ne rruge te banoreve!
Kjo u protestua sot se bashku ne Kelcyre kunder kesaj qeverisje dhe atij kryetari bashkie aty, qe pa asnje transparence dhe argumentimi duan te shkaterrojne dhjetra godina e shtepi.
Nje “projekt rekteativ” ky, sic e quajne, kunder te cilit eshte shprehur edhe Keshilli Bashkiak ne terresi.
Vetem protesta e vazhduar mund ta ndaloje kete “Astir” te dyte.”,
shkruan Shehu.

Banorët e Këlcyrës protestojnë prej disa ditësh përpara Bashkisë, për shkak se 30 objekte, banesa dhe biznese rrezikojnë që të prishen në kuadër të projektit për pedonalen në qytet. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *