Vendosni fjalën kyçe....

Digjen disa hektarë me pisha në Bulqizë, era përhap flakët


Një zjarr i madh që ka shpërthyer në Qafën e Buallit në Bulqizë ka djegur një masiv të madh me pisha.

Siç raportohet flakët po përhapen me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era e fortë që është e zakonshme në këtë zonës dhe deri tani janë djegur më shumë se 2 hektarë me pisha.

Drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikëset e Bulqizës që po ndihmohen edhe nga ato të Klosit.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende duke qenë se temperaturat janë ende të ulëta ndërsa dyshohet se ai mund të jetë shkaktuar nga ndonjë bari i zonës ose nga ndonjë person i pakujdesshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *