Vendosni fjalën kyçe....

Miley Cyrus hapet për puthjen e saj të parë: Ishte me një vajzë në gjimnaz


Këngëtarja Miley Cyrus hapet për puthjen e saj të parë. Gjatë një interviste për RuPaul, Miley tha se për herë të parë ka puthur një vajzë në gjimnaz.

“Isha ende fëmijë, nga jugu dhe eksperienca ime e parë, puthja ime e parë ishte me një vajzë në gjimnaz. Dhe askush nuk mund ta kuptonte këtë në Nashville”, është shprehur Miley, e cila shton se ky episod ka patur një ndikim të veçantë në jetën e saj.

Miley tha se gjithmonë i ka mbështetur miqtë e saj të komunitetit “LGBT” sepse i kuptonte tërësisht ata,

“Kështu që unë e kam provuar atë marrëdhënie. Dhe unë isha një nga fëmijët e vetëm në “Disney” që do të dilte publikisht të thoshte se i mbështetja të gjithë miqtë e mi gay”, tha Miley ndërsa i referohej kohës që ka kaluar në “Dizney” si Hannah Montana.

“Askush nuk do ta thoshte me të vërtetë, kështu që kjo ishte me të vërtetë e rëndësishme për mua. Të gjeja atë që ka rëndësi për mua.”, shtoi Miley.

Edhe pse tanimë është e martuar me aktorin Liam Hemsworth, Miley nuk e mban të fshehtë këtë anë të saj, madje ende e konsideron veten si biseksuale.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *