Vendosni fjalën kyçe....

Dështimi i turpshëm i PSG-së, një tjetër trajner drejt largimit


Pas Realit të Madridit që u eliminua në mënyrë surprizë dhe të turpshme nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 1-4 në shtëpi ndaj Ajaksit të Amsterdamit, radhën për të bërë gati valixhet e kishte PSG-ja.

Klubi i miliarderit Al-Khelaifi, që e ka dominuar futbollin francez vitet e fundit ka pasur si synim madhor prej shumë kohësh fitimin e Ligës së Kampionëve, një trofe madhor që do e fuste klubin parisien mes më të mirave të Evropës.

Ndeshja e djeshme ishte një mundësi e artë për francezët që të shkonin drejt çerekfinaleve duke i rritur mundësitë e tyre për të vajtur në finalen e madhe.

Ashtu si Reali i Madridit, PSG-ja e kishte fituar ndeshjen e vajtjes dhe gjithçka duhet të bënte ndaj Manchester United ishte të administronte suksesin 2-0 në Angli.

Edhe pse patën shumë raste, francezët nuk qenë në gjendje të tregohen të saktë para portës kundërshtare duke u mundur 3-1, gjë që kualifikoi të besuarit e trajnerit Solksjaer, që ashtu si Ajaksi bënë të pamundurën.

Ky eliminimin e bën thuajse të sigurt largimin e trajnerit Tuchel, ndëra mbetet për t’u parë cilët do jenë kandidatët për t’i zënë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *