Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina dhe një biçikletë, tre të plagosur në Elbasan


Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjocaj, ku janë përplasur dy makina dhe një person me biçikleta.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

“Në aksin rrugor Elbasan –  Peqin,  tek kryqëzimi i  fshatit Gjocaj,   janë përplasur dy mjete si dhe është përfshirë dhe një person me biçiklet,  për pasojë janë  dëmtuar 3 shtetas të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit,  për ndihmën mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *