Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Kryemadhit: Kush tradhëton, kujdes se s’ka për t’ua falur njeri!


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar të gjithë ata që guxojnë të tradhëtojnë LSI-në, duke përdorur emrin dhe logon e partisë.

Në një deklaratë që vjen pasi disa kandidatë të opozitës kanë çuar në KQZ formularin për dekriminalizimin, duke pranuar kështu edhe mandatet për deputetë, Kryemadhi tha se të gjithë ata përdorin emrin dhe logon e LSI-së nuk do të falen.

“Në njëfarë mënyrë dua të falenderoj të gjithë kandidatët e LRI-së, që jo vetëm nuk u joshën por nga paratë e drogës e bankave të vjedhura, por qëndruan përballë çdo presioni.

Dhe po u them të gjithë atyre që kontaktojnë, kandidatët e LSI-së, mos guzojnë t’u afrohen sepse të gjithë e mbajnë mend se kur keni qenë nëpër pushtet,  kur keni pas mundësi jo vetëm që nuk u keni hapur telefonin njerëzve të LSI-së, por i keni rrjepur ata. Kështu që qëndrojini larg. Njerëzit për momentin mund t’u duket sikur iu kanë harruar fytyrat, por fjalën e urtë “Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron” ne e dimë shumë mirë, kështu që për të gjithë ata që kërkojnë të përdorin emrin dhe simbolin e LSI, të jenë të kujdesshëm se s’ka për t’ua falur asnjeri. Logoja e LSI-së, flamuri i LSI-së, janë simbole të paprekshme dhe të pacënueshme, mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona ne do ti paguajmë. Por edhe diçka: Tradhtinë të gjithë e përdorin por tradhtarin askush nuk e do. Uroj që të kemi një punë shumë të madhe, por që do të jetë shumë e bukur sepse forca, shpirti dhe entuziazmi për t’i bërë gjërat ashtu siç duhet do të sjellë ndryshimin.”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *