Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi një gazetare, zëdhënësi i Joe Bidenit pezullohet 1 javë nga puna


Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë është pezulluar nga detyra për një javë pa pagesë, pasi dyshohet se ka kërcënuar një reportere e cila po i bënte pyetje për jetën e tij private.

TJ Ducklo thuhet se kërcënoi reporteren e Politico-s, Tara Palmeri, i cili po hetonte marrëdhënien e tij me një gazetare tjetër.

Sekretarja shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, tha se Ducklo i kishte kërkuar falje zonjës Palmer. Por ai vetë nuk ka bërë komente.

Siç shkruan BBC, presidenti Joe Biden ka marrë kritika që nuk ka marrë masa më të forta ndaj zëdhënësit të tij. Ai më parë kishte deklaruar se do të pushonte nga puna “direkt” çdo anëtar të stafit që flet pa respekt ndaj kolegëve.

Gazetarja e Politico-s kishte hetuar marrëdhëniet e Ducklo me gazetaren e Axios, Alexi Mçammond, që kishte mbuluar fushatën zgjedhore të Bidenit.

Ai dyshohet se e telefonoi Palmer-in dhe i tha: “Unë do të të shkatërroj”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *