Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi – “Eskorta e Ramës desh na bëri copash, kam dhe video”


“Eskorta e Ramës për pak sa nuk i mori jetën familjës shqiptare’, ky është denoncimi i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Eskorta e Ramës sillet si gangstere ndaj qytetarit dhe për pak sa nuk u mori jetën atij dhe familjës se tij!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha.

Qytetari që denoncon ngjarjen, thotë se eskorta e kryeministrit Edi Rama, për pak sa nuk i bëri copash atë dhe familjen e tij, që po udhëtonin me makinë në Shkozet të Durrësit.

Për më tepër, qytetari thotë se ka edhe video përmes të cilave mund ta vërtetojë këtë.

“Mrm dr Berisha
Une jam nje qytetar me nenshtetsi angleze,dhe desha te ndaja me ju nje skandal qe me ndodhi sot ne shkozet te durresit nga eskorta e gangsterit Edvin Rama,desh na beri copash eskorta sepse nuk kisha mundesi ti hapja rrugen,per ket arsye eskorta desh me beri copash bashk me familjen,me vetdije te plot,sikur nuk mjaftoi kjo me nxorren dhe 4 makina policie dhe 20 polic ne mes autostrades dhe me bllokuan per 2 ore pa asnje shkelje te ligjit.
E kam videot e plota te eskortes qe deshi te me coptonte dhe disponoj videot per ket ngjarje. Do ti publikoj tek stopi ta shikojn kush eshte ky gangster i droguar.”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *