Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Maliqit ngrihen kundër Ramës: Ik ose do të përzëmë ne, hajdut! (VIDEO)


Qindra qytetarë kanë dalë të protestojnë sot përpara bashkisë së Maliqit. Sikurse shihet edhe në pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit.

“Rama ik”, “Shqipëria jo e oligarkëve”, “Qeveria të mbajë premtimet”, “Mbështesim studentët”, janë disa prej pankartave të cilat qytetarët i mbajnë në duar.

Sakaq një kordon policie është vendosur në hyrje të bashkisë, duke ndarë protestuesit nga godina.

Të pranishëm janë edhe ish-deputetët demokratë të zonës Ervin Salianji e Klevis Balliu.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa, poshtë kriminelët dhe poshtë hajdutët”, është thirrja kryesore e këtyre banorëve.

“Ik ose do të të përzëmë ne me zor. O hajdut”, thërrasin banorët e Maliqit kundër Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *