Vendosni fjalën kyçe....

“Bravo Rama, e bëre Shqipërinë vendin më të korruptuar në Evropë” – Vasili për studimin amerikan


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka ironizuar kryeministrin Rama se e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Evropës.

Ai i referohet Indeksit të Sundimit të Ligjit 2017-2018, të publikuar ditën e sotme nga “World Justice Project”, Institut Kërkimor Ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në statusin e tij Vasili thotë se sipas këtij studimi, shteti ligjor u zëvendësua nga gansterizmi antiligjor i portaleve të kryeministrit Rama.

Statusi i plotë

Amerikanet folen:Shqiperia vendi me i korruptuar ne Europe.Bravo Edi Rama!!!

Qeverisja e Edi Rames e zhyti vendin ne korrupsionin me te madh te pare ndonjehere.

Shteti ligjor u zevendesua nga gangsterizmi antiligjor i portaleve Ramiste te gjoja Bashkeqeverisjes me Qytetaret.

Profesionistet u zevendesuan nga nje aradhë hajdutesh gjithfaresh ku Kryehajduti dhe bashkeehajdutet e tij rrine ne qeveri.

Ky korrupsion nuk lejon te hapen negociatat me BE dhe largon qindra mijra shqiptare nga vendi i tyre.

Ky korrupsion i tmerrshem largon dhe mbyll bisnese duke varferuar perdite e me shume Shqiperine dhe cdo shqiptar.

Ne “Indeksin e Sundimit të Ligjit 2017-2018”, të publikuar ditën e sotme nga “World Justice Project”, Institut Kërkimor Ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:

“Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e Korrupsionit, ku është në vendin e 103 nga 126 vendet (duke u përkeqësuar në raport me një vit më parë kur ishte në vend të 93), me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.

Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Bosnja është në vend të 72, Maqedonia në vend të 62, Serbia në vend të 73.

Keto tregues trondites flasin vete shume qarte dhe nuk kane nevoje per koment.

Keta tregues trondites nuk kane nevoje as per logoretë psikopatike te Edi Rames neper Shqiperi,pasi kete te fundit te gjithe e shohin me neveri ndersa genjen kur faktet jane ne driten e diellit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *