Vendosni fjalën kyçe....

Stilisti që nuk njeh kufij, kush është Owens që vë modelet të mbajnë në trup njerëz (Video)


Për këtë sfilatë, stilisti i veçantë, Rick Owens, ka punuar për muaj të tërë. Në këtë sfilatë ishte e pamundur të mos bëheshin lidhje mes pyllit në qendër të “Palais de Tokyo”, shtrigave të djegura dhe të ngulura në kunj dhe të tjera veshjeve të veçanta.

Modelet mbanin në trup njerëz, një stil krejt i veçantë që nuk është vërejtur deri tani.

Owens është një stilist intuitiv. Ai ka një mënyrë “të tmerrshme” të interpretimit dhe nënvizimit të çështjeve të kohës sonë. Shtatorin e kaluar, ai organizoi një shfaqje që dukej se kishte të bënte me krizën e refugjatëve.

Në shfaqjen e organizuar Owens i referohej Kullës së Babelit dhe Kullës së Tatlinit, një dizajn nga arkitekti rus i hershëm i shekullit të 20-të, Vladimir Tatlin, për një monument që nuk u ndërtua asnjëherë.

Veshjet e Owensit mbanin këmisha të bëra nga flamujt e pistë amerikane ose bikini dhe pantallona të shkurtra të xhinseve të përdredhur dhe të rrotulluara, me kuti të gjata të ngushta të lidhura në rripat e belit.